2 Marsi, fryma e Gjergj Kastriotit

0

Shkruan Zef Ndreka

Çdo 2 Mars ne kthehemi gjithnjë tek figura e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, si simboli i qëndresës, i unitetit dhe i krenarisë kombëtare.
Është pikërisht kjo datë që në kujtesën historike shqiptare lidhet me epokën më të lavdishme të kombit tonë, me kohën kur principatat shqiptare u bashkuan nën një flamur dhe u përballën me një nga perandoritë më të fuqishme të kohës.
Epoka e Skënderbeut ishte një periudhë lufte, pir më tepër ishte një moment vetëdijeje kombëtare.
Sepse në atë kohë, u ringrit identiteti arbëror.
Sepse në atë kohë, u forcuan lidhjet mes krahinave.
Sepse në atë kohë, u krijua një model i udhëheqjes që vinte kombin mbi interesin personal.
Në kohën e përçarjeve dhe sfidave të brendshme, është 2 Marsi që na kujton se bashkimi është forca jonë më e madhe.
Kështu, mund ta themi se Skënderbeu nuk mbetet vetëm figurë historike, por ai mbetet ide e qëndresës, ide e besës, ide e dinjitetit.
Sot ne lehtësisht flasim për komb, për shtet, për identitet europian të shqiptarëve, por rrënjët e kësaj vetëdijeje janë pikërisht aty, në shekullin XV, në epokën e artë të Arbërisë.
Sot, përtej ndarjeve fetare e krahinore, Skënderbeu është simboli që i bashkon të gjithë shqiptarët nën të njëjtin flamur, ndaj
2 Marsi nuk është vetëm datë kalendarike, por është kujtesë, është përgjegjësi, është thirrje për unitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu