Pak ditë më parë u zbulua se pastruesja Rozeta Dobi ka vjedhur më shumë se 500 mijë euro(para dhe sende me vlerë) në banesën e Alda Klosit, drejtoresha e Arben Ahmetaj.
Lajmi se pastruesja ka vjedhur në shtëpinë e punëdhënësit ka bërë bujë të madhe dhe shumë denoncime po tërhiqen mbrapsht pas këtij rasti.
Gazetarja Anduena Llabani gjatë një emisioni televizi ka zbuluar se javën e fundit ka pasur 15 kallëzime në polici për Rozeta Dobin. Ajo thotë se këto kallëzime janë tërhequr menjëherë pas publikimit të lajmit për vjedhjen në shtëpinë e Klosit.
“Sot kemi edhe shtëpi të tjera që janë kontrolluar me vendim të Prokurorisë. Ka patur rreth 15 kallëzime të personave të ndryshëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Por pas daljes së lajmit, kallëzimet janë tërhequr. Për zhdukje të bizhuterive, për të njëjtën person. Por pas lajmit që u gjetën edhe paratë e zonjës Klosi, kallëzimet janë tërhequr. Kallëzimet janë bërë javën e fundit. Dalja e lajmit për zonjën Klosi, bërja e saj me përgjegjësi penale se ku i gjete paratë, janë 15 persona që kanë tërhequr kallëzimet.”