11 shkurt 1920 dita e nisjes së jetës së Tiranës kryeqytet, jo e shpalljes

0
Shkruan Kastriot Dervishi
Kongresi i Lushnjës, i mbledhur më 21-31 janar 1920, në rolin e një asambleje kombëtare nuk diskutoi dhe as caktoi kryeqytetin e Shqipërisë sepse i tillë ishte Durrësi. Pas mbarimit të punimeve të kongresit, Këshilli i Naltë dhe qeveria u nisën në Durrës, por nuk e lejuan nga italianët të futeshin aty. Të dy organet e larta bënë një mbledhje të përbashkët në Kavajë më 5 shkurt 1920, prej ku dolën me vendimin që të vendoseshin përkohësisht në Tiranë deri në zgjidhjen e çështjes së kryeqytetit. Si Këshilli i Naltë ashtu edhe qeveria nuk kishin tagër të caktonin kryeqytetin. Në këtë mënyrë, nga mbledhja e Kavajës, Tirana u bë kryeqytet i përkohshëm. Më 11 shkurt 1920 Këshilli i Naltë dhe Këshilli i Ministrave hynë në Tiranë (kryeministri mungonte).
Çështja e kryeqytetit si dhe e formës së regjimit ishin në qendër të fushatës zgjedhore të vitit 1923. Forcat politike të kësaj kohe kishin në programet e tyre që kryeqyteti i vendit të ishte një nga këto qytete: Shkodra, Tirana, Vlora dhe Elbasani. Ndërkohë Durrësi vazhdonte të ishte juridikisht kryeqytet i vendit. Përfundimisht Tiranën kryeqytet, 31 janar 1925 e vendosi Ahmet Zogu dhe forca e tij politike, e cila në Kuvendin Kombëtar miratoi kushtetutën e Republikës Shqiptare. Ky është akti i parë zyrtar i caktimit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu