Vetting-u, Ja fotot e makinave nga 147 deri në 90 mijë euro të 25 deputetëve, ose më qartë të Sheikëve Shqiptarë!

0
3528

Shqiperia është ndër vëndet më të varfëra në Europë. ku niveli mesatar i jetesës së  poullit për vitin 2016 është afër nivelit afrikan. Sipas INSAT shqiptarët kanë vetën 4 dollarë të ardhura për frymë, pra vetem një paketë cigare, ndërkohë që energjinë, ujin, çmimet e taksat i kanë më të lartat në Europë. Është një nonsens për një popull në kufijtë e mbijetesës.

Ndërkohë, politikanët e pushtetarët jetojnë në luks, kanë pasuri disa miliona dollarësh me rroga më të vogla se një milion e gjysëm emigrantë që hanë buke e u dërgojnë po bukë familjeve që vidhen e nëpërkëmben nga këta SHEIKË që u shesin edhe karshillek.
Tashmë të gjithë do i nënshtrohen Vetting-ut dhe i kanë fshehur mjetet luksoze, orat, bizhuteritë dhe pronat po i shesin e po i kthejnë në flori. Shumë prona të fituara përmes vjedhjes i kanë regjistruar në emra të tjere dhe po ashtu edhe shumë llogari bankare.
Deputetët e pushtetarër çdo vit deklarojnë pasuritë, por ato janë formale dhe të gjithë, të majtë e të djathtë, kanë dakordësi të mos ngacmojnë njëri-tjetrin. Pra, janë thjeshtë letra bakalli. E vërteta është krejt tjeter. As në ëndrra nuk do i shihte askush në botë këto makina me këto rroga e në një vënd ku biznesi nuk sjell fitime.
Pse nuk sjell fitime?
Po këtu nuk prodhohet asgjë, nuk ka klientele qe blen e ti bejë milionere te gjithe pa perjashtim. Ne Kinë, fjala vjen, një mall prodhohet si me thënë, në një milioard kopje, por milioner duhen dekada shume të behet dikush.
Ja, shikoni, ka ministra, deputetë, por kështu janë të gjithe, edhe një drejtor i thjeshte që e ka rrogën as për të ngrënë bukë.
Këto bëma sot i di gjithë populli dhe është zëmëruar shumë si duket, kur i dëgjon që i lehin njëri-tjetrit duke u përpjekur të shtyjnë Vetting-un.
Ndër këto automjete që shihen, më i shtrenjti është 147 mijë euro e më i liri 90 mijë euro

Balkans News

 

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu