Trafik njerëzish nga porti i Vlorës për 1500 euro

0
40

Nga: Sokol Pepushaj

Ish presidenti e ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook, duke iu referuar si gjithmonë qytetarit digjital, lëshon akuza shumë të rënda kundër shtetit shqiptar. Ai lëshon kushtrimin se porti i Vlorës, kundrejt një pagese prej 1500 eurosh, është kthyer në një mjet shpëtimi për gjithë ata persona që janë të ndaluar për një akuzë a një tjetër gë të lëvizin në vëndet e BE.

Postimi i plotë

Ja se si çunat e krimit ne Vlore bejne trafikun e qenieve njerezore per 1500 euro gjobe!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje , doktor , desha te shpreh juve nje dicka , un Kam nje deportim nga zvicra , dhe jam dhe vet I ndergjegjshem qe Kam thyer ditet, e qendrimit ne Europ , gjith sesi thash ta provoja njer , te prisja nje bilet dhe te ikja nga porti I qytetit Tim , vlora , vete te polici per te vulosur , me tha po skalon dot ti me tha , I thash t them te drejten e Di , por mendova ta provoj megjithate I thash ska problem , Dal me tha Ku vete , do kthehem I thash , Dal tha kemi dhe nje mundesi per ty , po I thash , te kuptova , SA doni tju Jap , 100 euro , haha qeshi CA thua or djal tha , pse pazar kaposhash po bejm ketu tha , po SA do o vlla I thash , me tha futu Pak te ajo zyra atie se do vi shefi madh tha te sqaroj , u futa atie , erdhi nje eprori tij dukej , me tha djal ne smund te rezikojm punen per 100 euro se kemi dhe shkb neper kemb , I thash po un sju thash gje ju vet po thoni , bej 1500 euro tha ajd ketu , te mar per dore te fus traget tha , dhe andej tha te nxjer nje miku I’m me kamion tha , doktor sdua te zgjatem shum po ju them qe porti vlores eshte ber baz parash per kokat e policis ketu , me respekt djali nga vlora , anonim”

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu