Taulant Balla: Kuvëndi shpall vakancat për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, me opozitën nuk ka fare komunikim

0
44

Pas Presidentit të Republikës, i cili hapi procedurën për 2 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, edhe Kuvendi ka dalëme një njoftim  sot se ka nisur procedura për zëvendësimin e ish-gjyqtarit Vladimir Kristo.

Gjëndja e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas të përfundimit të mandatit të 3 anëtarëve dhe dorëheqjes para përfundimit të mandatit nga Besnik Ymeraj, ka çelur debatin nëse plotësimi i vakancave duhet të bëhet përpara se të përfundojë procesi i vettingut për kandidatët në gara, apo pasi ata të zgjidhen si anëtarë të kësaj gjykate.

Lidhur me këtë, kreu i grupit socialist Taulant Balla, në një intervistë në Tv Klan deklaron se nuk do të lejojnë që kjo gjykatë të futet në ngërç.

ai deklaron se me opozitën nuk ka fare komunikim për këtëproces dhe hedh poshtë skenarët e opozitës sikur shumica po tenton tëkapë Gjykatën Kushtetuese/

 

Tëgjithë ata kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duhet të paraqesin aplikimet brenda datës 15 Mars . Dokumentacioni do të shqyrtohet nga Këshilli i Emërimeve në drejtësi dhe mëpastaj do i përcillet Kuvendit për votim.

Nëse Këshilli i Emërimeve në drejtësi dështon të zgjedhë njërin prej kandidatëve me shumicë të cilësuar, atëherë automatikisht kandidati i listuar i pari nga KED përzgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Të nëntë anëtarët e këtij institucioni kushtetues zgjidhen 3 nga presidenti, 3 nga kuvendi e 3 nga Gjykata e Lartë.

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu