Monica Macovei, kryetare e delegacionit të përbashkët BE-Shqipëri: Boll me llafe boshe, në burg zyrtarët e lartë që janë të korruptuar

0
36

Monica Macovei, kryetare e delegacionit të përbashkët BE-Shqipëri që ka folur më shumë për situatën e krimit në Shqipëri. Ajo është shprehur se për të arritur tek hapja e negociatave mes vendit tonë dhe BE-së, duhet që të ketë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, pasi sipas saj, deri tani vetëm ka pasur hetime dhe asgjë më shumë.

Eurodeputetja kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit.

“Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve”, deklaroi ajo.

Sa u takon zgjedhjeve dhe shqetësimeve të opozitës, Macovei i komentoi shkurt duke u ndalur tek raporti i OSBE/ODIHR.

“Në raportin e OSBE/ODIHR thuhet se zgjedhjet kanë qenë në përputhje me standardet. Rekomandimet janë që reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh ajo.

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu