Kompjuterët me probleme. Lejojnë vjedhjen e të dhënave…

0
40

Të gjithë kompjuterët e botës janë me probleme dhe do të duhen ndoshta vite të tëra për rregullimin e plotë të tyre.

Tri javë pasi ekspertët pikasën mangësi të mëdha në procesorët kompjuterikë, CNN citon Ellison Anne Williams, themeluesen e firmës së sigurisë “Enveil”, të pohojë se kjo është një lloj katastrofe.

Sipas saj ka probleme në memorien e çdo kompjuteri. Sa herë që nis e merresh me memorien, gjërat mund të marrin shumë shpejt për keq. Disa nga fashat rrezikojnë të bëjnë veprime të paparashikuara.

“Do të duhet kohë për të parë sesi do të shkojë situata”, thotë Williams.

Një keqfunksionim pas rregullimeve të bëra nuk është befasues, nënvizon CNN. “Çështja – vazhdon ajo, – është masive dhe cënueshmëria kaq thellë e rrënjosur në bllokun që krijon kompjuterin, saqë vështirësitë duken të destinuara të vazhdojnë”.

Dy dobësitë e reja të zbuluara te procesorët modernë, truri i kompjuterëve dhe “smartphone”-t, Meltdown e Spectre, lejojnë vjedhjen e informacioneve nga memoria, e fakti që janë më të sofistikuar se të tjerët e bën riparimin e dëmit të tyre të vështirë.

Rreziku kryesor lidhet me ekspozimin e të dhënave thelbësore të ndjeshme, të tilla si fjalëkalimet e ruajtura në kompjuter, por edhe fotot personale, e-mail, mesazhe të menjëhershme dhe madje edhe dokumente kritike biznesi.

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu