Çudi: S’ndodh me Barcelonën, me Vllazninë po!

0
61

Futbolli është sporti i paradokseve, ndaj dhe është i bukur. I mba me zemer në dorë dashamirët derisa bie fershëllima e fundit e gjyqtari. Ka ndodh që në minuta shtesë në kampionat botëror tëpërmbyset rezultati,ka ndodh që Barcelona të hunmbë deri me 6 gola diferencë. Ka ngjarë, e ç’farë nuk ka ngjarë. Do ketë gjithmonë të papritura. Dhe asgjë në këtë botë deri sot nuk i ka detyruar trajnerë humbes e gazetarë që normalisht nuk kanë asnjë interes, por thjeshtë të përcjellin informacionin, të zihen me fjalë fyese apo kërcënuese. Por kjo ngjau në Shkodrën e skuadrës që renditet mu në fund të tabelës.

Pësoi sot një humbje 1-4 me Skënderbeun e Korçës, i cili synon trofeun e kampionatit kombëtar. Nuk ishte fare çudi ky rezultat, pasi ekipi i Vllaznisë është aq dobët sa të ngjan me një ekip amator. Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka vërtetë ka ironizuar, por ajo që i duhej thënë do ishte normale të pyetej për dorëheqje, e sido te përgjigjej përbënte lajm. Lajm për futbollin, jo për një skuadër në nivelin e një fshati. Kjo është gjëndja. Acarimet janë thjeshtë inate interesash e kështu duket ekipi do ketë ditë edhe më të këqija.

 

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu