Burri i aktores simpatike 34 vjeçe Merve Bolugur, shpërthen kundër fansave të aktores

0
382

Murat Dalkiliç është komentuar së fundmi mbi çdo ngjarje në jetën e tij.

Divorci me aktoren Merve Bolugur e më pas fjalët që u hapën rreth lidhjes së tij me Hande Ercel, e sollën Murat në faqe të parë të showbizit. Këngëtari 34 vjeçar ka patur një “shpërthim” ditët e mëparshme.

Kjo, për shkak të komenteve të shumta rreth jetës personale. Murat ka folur kundër kritikëve të cilët herë pas here, kanë analizuar dhe komentuar jetën e tij. Duke përfshirë këtu bashkëjetesën, martesën, divorcin dhe komplet marrëdhënien e tij me partnerin.

“Kjo është jeta ime. Unë nuk do t’i jap llogari askujt përveç Zotit. Nuk do i justifikoj veprimet dhe zgjedhjet e mia tek ju dhe mbi të gjitha nuk do të qëndrojë me një person që nuk dua. Opinioni publik, nuk mund të gjykojë atë ç’ka unë ndiej.”

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu