Basha gazetares: Sa ngjan Astrit Veliaj me Arben Ndokën, ngjan televizioni yt me një skaf droge

0
45

Nga: Sokol Pepushaj

Kryetari i opzitës Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje medias mbi përzgjedhjen e deputetit të ri në qarkun e Beratit, pas dorëheqjes së Eduard Halimit.

Disa ditë përpara, dy femra pasardhëse   në listën e PD për qarkun Berat, janë prononcuar publikisht se nuk do pranojnë mandatin e deputetit.

Ka ca ditë që perceptimi mediatik është se biznesmeni Astrit Veliaj, i përfolur shumë herë për korrupsion e përfitime tenderash, po bën presion mbi dy zonjat që të përfitoi ai mandatin.

Përballë një pyetjeje të tillë, shefi i opozitës nuk bën të padituri për këtë problem, nuk distancohet apo prononcohet direkt, por përgjigjet me ironi, çka nënkupton se po, i kontrollon mjaft mirë lëvizjet drejt parlamentit, pavarësisht radhës në listën e këtij qarku.

Pyetje: Cfarë po ndodh në Berat. A po kërcënon Astrit Veliaj gratë për tu terhequr?

Basha: Astrit Veliaj është i numri në listën e deputeteve për qarkun e Beratit. Por KQZ na ka gjobitur për kuotat gjinore, ndaj kjo është çështje që do e zgjidhë KQZ-ja.

Pyetje: A nuk të duket ky rast i ngjashëm me Arben Ndokën?

Basha: Jo! Më duket aq i ngjashëm sa mund të më duket si skaf droge, televizioni yt…

Përgjigja iu dha gazetares së Vizion+ gjatë një konference që Basha zhvilloi në selinë e PD, pas mbledhjes së grupit.

LINI NJË KOMENT

Ju lutem, futni komentin tuaj!
Ju lutem, futni emrin tuaj këtu